Gjendja e Bekim Mujës, që mbeti i plagosur në mbrëmjen e së hënës, në pyllin e fshatit Gradicë të Drenasit, vazhdon të jetë e rëndë.
Kështu tha për Indeksonline shefi i Klinikës Intensive në QKUK, Shaqir Uka, aty ku i plagosuri edhe po merr trajtim mjekësor.
“Gjendja e tij është e rëndë edhe më tutje. Po e merr trajtimin intensiv. Gjendja shumë e rëndë. Gjendja nuk është e mirë. Ende është lidhur për aparatë të frymarrjes“, tha ai.
Kujtojmë që në mbrëmjen tragjike të 5 prillit, përveç plagosjes së Bekim Mujës, u vra edhe djali i tij 15-vjeçar, Arbnor Muja.
Arbnori u varros dje mes lotësh, në varrezat e fshatit Gradicë.
Motivet e vrasjes nuk dihen ende, as nga organet e rendit, e as nga familjarët e viktimës.
Dy të dyshuarit në këtë rast, A.Bardiqi, 19-vjeç dhe Xhafer Bardiqi, 54-vjeç janë vetdorëzuar në Policinë e Kosovës.
Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje.