Të gjithë adhuruesit e ëmbëlsirave, po të cilët duan të ruajnë linjën e trupit dhe të konsumojnë sa më shumë ushqim të shëndetshëm, preferohet ta provojnë këtë recetë.
Përbërësit e nevojshëm:
1 banane
1 lugë gjelle mjaltë
15 lugë kokos
10 lugë tërshërë të bluar
10 lajthi
Mënyra e përgatitjes:
Vendosni bananen në një enë të thellë dhe shtypeni. Shtoni kokosin, mjaltin dhe miellin e fituar nga tërshëra dhe përzieni.
Formoni toptha nga përzierja dhe vendosni lajthitë në mes të secilës. Secilën nga ato mbështilleni me kokos. Nga kjo masë mund të bëni vetëm 10 toptha rafaelo.