Modelja e njohur me famë ndërkombëtare, Emina Çunmulaj gjithmonë është shprehur krenare me prejardhjen e saj.
Emina nuk ka ngurruar asnjëherë të tregojë kulturën e saj, rrënjët e saj dhe të flasë gjuhën e saj kudo ku ka shkuar, shkruan “Kosovarja”.
Modelja është e martuar me iranianin, Sam Nazarian me të cilin i ka dy vajza dhe së fundi ka bërë të ditur lajmin se është në pritje të ëmbël, duke zbuluar përmes një postimi në rrjete sociale gjithashtu edhe gjininë e fëmijës në ardhje, që do të jetë një djalë.
Sot (e mërkurë) Emina si shpeshherë ka shpërndarë një fotografi me ndjekësit e saj, ku shihet duke punuar në bahçe, tamam si një grua tradicionale shqiptare.
“Vajzë fshati përjetë dhe krenare me këtë” ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
I ka hije, apo jo? /Kosovarja/