Xhensila Myrtezaj është këngëtarja e njohur me prejardhje nga Shqipëria, e cila dallohet në shumë aspekte.
E talentuar, e zgjuar, e bukur dhe mbi të gjitha një grua me shumë pozitivitet, ky është imazhi që na e ka krijuar Xhensila për personalitetin e saj, shkruan “Kosovarja”
Këngëtarja është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndanë fotografi nga jeta profesionale, por edhe nga përditshmëria e saj.
Së fundi ajo ka publikuar disa foto, ku shihet në oborrin e shtëpisë së saj, duke shijuar motin pranveror dhe duke lexuar.
Duket e këndshme, e veshur me një fustan me ngjyra pranverore dhe flokë të kapur.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor i Xhensilës është “Panorama” në bashkëpunim me Ardian Bujupin, ndërsa ende nuk ka paralajmëruar ndonjë këngë të re. /Kosovarja/