fbpx

Daut Haradinaj: Mos ta harrojmë edhe aferën e maskave me çmim marramendës dhe vdekjen e të riut në Qendrën e Studentëve

nga Revista Kosovarja

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit sa i përket vaksinës Pfizer, ku medium Insajderi kishte zbuluar që ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, nuk ka nënshkruar kontratë.

Haradinaj ka thënë se pas mbylljes së Kosovës, tani kjo Qeveri po mundohet t’i mbyllë edhe mediumet.

Postimi i plotë në fb:

Pasi e mbyllën Kosovën, tani po mundohen t’i mbyllin edhe mediumet e guximshme për raportimin e mosnënshkruarjes së kontratës për blerjen e vaksinës.

Logjikë tepër e gabueshme që dështimet e veta t’i arsyetojë me ndërhyrje në media nëpërmes policisë dhe prokurorisë.

Mos ta harrojmë edhe aferën e blerjes së maskave me çmim marramendës dhe vdekjen e të riut në Qendrën e Studentëve.

Të dyja këto raste janë për prokurorinë e guximshme, e assesi gazetari qe e kreu detyrën e vet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]