“Rosita” e ka kthyer Rina Balajn në qendër të vëmendjes, madje e ka ranguar lartë në listen e këngëtareve në vend.
Rina, që dikur këndonte vetëm rep, tashmë ka filluar të ndryshoj pak e nga pak dhe muzika e saj po bëhet dedikim për të gjithë.
Rina, në videoklipin e këngës “Rosita”, rrëfen historinë e dy shoqeve, njëra prej të cilave ka prirje homoseksuale dhe dashurohet në miken e saj të ngushtë, shkruan “Kosovarja”.
Siç kuptojmë, teksti i këngës është frymëzuar nga një histori personale në jetën e Rines.
Pra, ishte një “Rosita” e vërtet në jetën e këngëtares.