Këngëtarja dhe modelja kosovare, Morena Taraku së fundi ka shfrytëzuar rubrikën “Ask me a question” në Instagram për të komunikuar me ndjekësit e saj.
Morena njihet për jetën luksoze dhe stilin që ka, e cila vjen provokuese pothuasje në secilën paraqitje të saj, shkruan “Kosovarja”.
Në mesin e shumë pyetjeve që kanë ardhur në adresë të këngëtares, ne kemi veçuar pesë prej tyre, të cilat tregojnë një anë tjetër të Morenës, që ajo nuk e shfaq shpesh para opinionit.
Ajo gjithmonë e ka shprehur që ka shumë mall për nënën e saj të ndjerë dhe se është një vajzë me këmbë në tokë, jo ashtu si publiku mund ta ketë krijuar përshtypjen për të.
Jeta luksoze që Morena shfaq në rrjete sociale është diça sipërfaqësore, por brendia e zemra e saj janë ndryshe.
Brunja ka treguar se kur ka qarë për herë të fundit, si është të jesh Morena, a do të donte të ndryshonte diçka nga e kaluara, a e kanë tradhëtuar ndonjëherë dhe ka treguar vendin më të bukur që ka vizituar.
Lexoni përgjigjet e këtyre pyetjeve: /Kosovarja/