Të dy janë të njohur e të pëlqyer për muzikën që bëjnë. Remzija e Nexhati, duken si dy në një, shkruan “Kosovarja”.
Motër e vlla i shohim bashkë thuajse në të gjitha dasmat e ahengjet, kanë shumë duete dhe albume muzikore të përbashkëta.
Ani pse Nexhati jeton në Mushtisht e Remzia me familjen e saj në Prishtinë, lidhja e tyre është në të njejtën linjë si gjithmonë. Ata, kanë një afrimitet të lakmueshëm, shkruan “Kosovarja”.
Kënga e fundit e dyshes në fjalë mbanë titullin “Falma”. Zakonisht vëllezërit janë të prirë të bëjnë më shumë gabime, andaj me gjasë thirrja e Nexhatit ka qenë më e fortë në këtë projekt muzikor.