fbpx

Martesa e Princ Harry dhe Meghan drejt përfundimit?!

nga Revista Kosovarja

Sipas mediave britanike, Princi Harry dhe Meghan Markle nuk kanë një të ardhme të lumtur kur bëhet fjalë për martesën e tyre. Ekspertët mbretërorë besojnë se kjo martesë nuk do të zgjasë shumë.

Lady Colin, një eksperte mbretërore, thotë se kjo martesë nuk do të zgjasë shumë, sepse ajo beson se Meghan është përjashtuar plotësisht nga realiteti për shkak të gënjeshtrave që ajo tha gjatë intervistës me Oprah.

“Harry ishte i pakënaqur dhe i zemëruar sepse Meghan tha shumë gënjeshtra gjatë intervistës, por ai ishte i heshtur sepse Meghan është shtatzënë dhe sepse mendon se nuk ka më kthim prapa. Nëse Harry dëshiron të pajtohet me anëtarët e familjes mbretërore, dhe nëse ndodh një divorc, nuk do të jetë aq e lehtë për të,” tha eksperti mbretëror.

Meghan nuk mori pjesë në varrimin e Princit Philip, gjoja për shkak të shtatzënisë së saj dhe sepse mjeku e kishte këshilluar atë të mos udhëtonte. Sidoqoftë, ajo dërgoi lule me një mesazh që shfaqej pranë arkivolit.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]