fbpx

Ministria e Shëndetësisë pranon 15 mijë rapid teste për Covid-19

nga Revista Kosovarja

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot 15 mijë teste rapide për Covid-19.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim për media.

“Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është takuar sot me me Ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel dhe udhëheqësin e BE-së në Kosovë, Riccardo Serri për ta pranuar donacionin e 15 mijë rapid testeve.

Në këtë takim, ministri Vitia u shpreh falënderues për ndihmën e vazhdueshme nga shtetet e BE-së, dhe potencoi rëndësinë e përshpejtimit të sigurimit të vaksinave”, thuhet në njoftim.

Reklamë

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga koronavirusi kanë humbur jetën pesë persona ndërsa janë konfirmuar 327 raste të reja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]