fbpx

Publikohet fotografia e babait të Kadri Veselit i shtrirë në spital

nga Revista Kosovarja

Sot ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i cili vije nga qyteti i Mitrovicës, është liruar me kusht nga Haga.

Veseli është liruar nga burgu, pasi babain e kishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Një foto e publikuar nga nipi i tij, shihet babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli i shtrirë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Nga Gjykata Speciale, kanë thënë për lajmi.net se lirimi i Kadri Veselit nga Haga është bërë pas arsyeve bindëse humanitare, për të vizituar familjen e ngushtë në Kosovë.

Në përgjigjen e saj, Specialja ka bërë të ditur se vizita e Veselit në Kosovë është duke u përcjellur nga pjesëtarët e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]