fbpx

Javën tjetër pritet ardhja e dozave të tjera të vaksinave “AstraZeneca”

nga Revista Kosovarja

Pas furnizimit me 4,680 vaksina Pfizer/BioNtech Kosova pritet që gjatë javës së ardhshme të furnizohet edhe me vaksinat “AstraZeneca”.

Kështu ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

“Ministria e Shëndetësisë pret që gjatë javës së ardhshme të vijnë vaksinat “AstraZeneca”.

Ai shtoi se dozat tjera të vaksinave do të shpërndahen nëpër QKMF, sikurse herën e kaluar.

Ndryshe, me vaksinat Pfizer ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor në mëngjesin e së mërkurës, ku u pa një interesim i madh i mantilbardhëve për t’u vaksinuar kundër Covid19./IndeksOnline/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]