Ajo është një ndër modelet më me zë për momentin dhe më të suksesshme që ka Shqipëria.
Fjala është për të bukurën Oriola Marashi, e cila arrin të tërheqë vëmendje në secilën paraqitje, shkruan “Kosovarja”.
Modelja shqiptare shfaqet përherë joshëse dhe provokuese në publikimet në rrjete sociale, ku merr edhe shume komplimente nga ndjekësit e saj të shumtë.
Njësoj ka vepruar edhe së fundi ku përmes një videoje në Instasotry ka treguar se ka filluar pushimet.
“Filloi plazhi” ka shkruar modelja, e shfaqur vetëm në bikini të kuqe, duke vënë në pah kështu linjat perfekte trupore.
Kujtojmë se Oriola ka kohë që është në lidhje me futbollistin kosovar, Eros Grezda. /Kosovarja/