fbpx

Rritet numri i viktimave në Gaza

nga Revista Kosovarja

Ministri i Shëndetësisë në Gaza ka bërë të ditur se numri i të vdekurve palestinezë ka shkuar në 48 si pasojë e përballjeve që janë duke ndodhur në mes të Palestinës dhe Izraelit.

Në mesin e të vdekurve janë 14 fëmijë dhe tre gra si dhe më shumë se 304 persona janë lënduar, shkruan Al Jazeera.

Militantët palestinezë lëshuan qindra raketa në Izrael, ndërsa Izraeli kreu sulme të mëdha ajrore në Gaza të Palestinës.

Militantët palestinezë thanë se kanë qëlluar me qindra raketa në drejtim të qytetit izraelit, Tel Aviv, pasi një sulm ajror izraelit shkatërroi të martën një bllok ndërtimor në Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite ka target militantët në Gaza si përgjigje pas sulmeve raketore në Jerusalem dhe në zona të tjera.
Luftimet erdhën pas disa javësh tensionesh në rritje që u nxitën nga konfrontimet e dhunshme midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, që është i shenjtë si për myslimanët ashtu edhe për hebrenjtë.

Komuniteti ndërkombëtar u ka kërkuar të dy palëve t’i japin fund përshkallëzimit. I dërguari i paqes i OKB-së për Lindjen e Mesme, Tor Wennesland, tha se ata po shkojnë drejt një lufte në shkallë të plotë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]