fbpx

Pas Prishtinës, sot tollovi e madhe në QKMF-në e Ferizajt

nga Revista Kosovarja

Sot ka filluar vaksinimi anti-COVID në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytetet e vendit, teksa vaksinimi po vazhdon e dhe tek qendra “1 Tetori”, në Prishtinë.

Vaksinimi sot ka filluar edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj. Sikurse dje tek salla “1 Tetori”, edhe në QKMF-në në Ferizaj janë shkaktuar radhë të gjata të personave që po presin që ta marrin vaksinën anti-Covid.

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Gëzim Kokollari ka publikuar pamje në “Facebook”, nga kjo QKMF.

“Po ndihet era e shtetit edhe në Ferizaj. Vakcina me “erë shteti””, ka shkruar ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]