fbpx

Loredana dhe Mozzik zbulojnë emrin e djalit

nga Revista Kosovarja

Çifti shumë i dashur për publikun, Mozzik dhe Loredana u bënë prindër për herë të dytë këtë të hënë.

Lajmin e bëri të ditur vetë reperja, duke publikuar një foto me foshnjën e porsalindur.

Dyshja janë bërë me djalë, emrin e të cilit e kanë zbuluar vetëm së fundmi.

Ata i kanë vendosur vogëlushit emrin Ylli.

Që në ditën e parë të ardhjes në jetë, Mozzik dhe Loredana i kanë hapur dhe një adresë në Instagram.

Kujtojmë se reperja e ka jetuar në fshehtësi të plotë shtatzëninë, duke mos u shfaqur askund me barkun e rrumbullakosur.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]