Këngëtarja Afërdita Demaku është ndër zërat më të njohur të muzikës popullore, e që vitet e fundit është aktivizuar edhe më tepër.
Publikut të saj më nuk po i mungojnë projektet e bukura nga Afërdita, këngëtarja që e këndon me shumë dashuri e pasion muzikën popullore, shkruan “Kosovarja”.
Demaku, vit pas viti ka bërë ndryshime të theksuara në pamjen e jashtme, në linja trupore, por edhe stil.
Për të ardh në formë të mirë fizike, Afërdita ushtronte në qendra fitnesi, ndërkaq kohët e fundit po e praktikon ecjen, madje bashkë me të shoqin, Besnikun, shkruan “Kosovarja”.