Rasim Thaçi-Cima ndërroi jetë nga koronavirusi duke lënë një zbrazëti të madhe në humorin kosovar.
Vajza e të ndjerit, Adelina Thaçi vazhdimisht i ka bërë dedikime në rrjete sociale e cila ka përshkruar dhimbjen dhe mungesën që po e ndjen bashkë me familjen që nga vdekja e tij.
Dhe, sot pas dy muajve që humoristi ka ndërruar jetë ajo ka shkruar fjalë prekëse për të.
Ndër të tjera, Adelina Thaçi në storien e saj në Instagram ka shkruar: “E ndjeva shpirtin tënd rreth meje, qysh ka mundësi 2 muaj pa ty bab, kam qajt e qesh deri ne orët e mëngjesit sot, e ndjeva shpirtin tënd rreth meje”.
Postimi i plotë i Adelina Thaçit:
“2 muaj pa ty bab, kam qajt e qesh deri në orët e mëngjesit sot, e ndjeva shpirtin tënd rreth meje, qysh ka mundësi bab edhe prej parajsës po na mban me humor. Kujtime pafund, të qeshuna pafund… po më mungon fort..fort… i përjetshëm kujtimi për ty”, ka shkruar këngëtarja.