fbpx

Daut Haradinaj: Nxjerrni vendim për faljen e gjobave gjatë pandemisë

nga Revista Kosovarja

Ish-deputeti, njëherësh kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj u ka bërë një thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u kërkoi atyre nxjerrjen e një vendimi për faljen e gjobave për të gjitha kategoritë biznesore që u gjobitën gjatë pandemisë.

“Të nderuar ish-kolegë deputetë,

Ju bëj thirrje që të nxirrni një vendim për faljen e gjobave për të gjitha kategoritë biznesore që u gjobitën gjatë këtyre 15 muajve.

Përtej politikave ditore, merreni një vendim të drejtë dhe dëshmoni unitet në përkrahje të qytetarëve tanë“, shkroi Haradinaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]