fbpx

Behgjet Pacolli paska qenë ‘facer’ në rininë e tij

nga Revista Kosovarja

Biznismeni dhe politikani kosovar Behgjet Pacolli është mjaft aktiv në profilin e tij në facebook.

Ai jo vetëm që poston foto e u jep përshkrime të ndryshme, por edhe komunikon me komentuesit.

Së fundmi, ai ka sjellë dy imazhe në njërën shihet kur ka qenë në moshë më të re e në tjetrën kështu siç është tani, ku vërehet goxha një ndryshim i madh në pamjen e tij.

Ndër të tjera, Behgjeti ka shkruar “Vendimet që merrni sot do të jenë rezultat i së ardhmes. Nëse kam motivuar dikë në jetë, jam i lumtur me përpjekjet e mia”.

Rikujtojmë se Behgjet Pacolli ishte presidenti i tretë i Republikës së Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]