fbpx

Fifi shfaqet pa pikë grimi dhe dukja e saj do t’ju befasojë

nga Revista Kosovarja

Jo shpesh jemi mësuar t’i shohim yjet e shoubizit pa grim e fare të thjeshta, kjo ngase edhe profesioni e paraqitjet e shpeshta televizive jua imponojnë të duken gjithmonë të kurura e në top-formë.

Por kemi të tilla si, Filloreta Raçi- Fifi, e cila është treguar shumë shpesh e sinqertë dhe se nuk ka komplekse të tregojë si duket kur dritat e ekranit fiken, shkruan “Kosovarja”.

Së fundi këngëtarja dhe tekstshkruesja e suksesshme ka publikuar disa imazhe, ku shihet pa pikë grimi në fytyrë, veshur thjesht dhe mund të themi se po duket e mahnitshme.

https://www.instagram.com/p/CPnubsShy9b/

Përndryshe para pak ditësh ishte festivali “Kënga Magjike 2021”, ku Fifi së bashku me këngëtarin nga Shqipëria, Bruno, erdhën me një bashkëpunim, që u prit shumë mirë nga fansat e tyre dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm, duke numëruar deri tash mbi 6 milionë shikime në YouTube. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]