fbpx

Trump thotë se SHBA nuk do ua paguajë sigurimin Meghanit dhe Harryt

nga Revista Kosovarja

Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të paguajnë faturën sigurimit vlerësuar prej 8 milion £ për Meghan Markle dhe Princin Harryn.

Presidenti i SH.B.A kishte bërë një ‘tweet’ ku flet për sigurinë Meghan dhe Harryt, shkruan Mirror.

“Unë jam një mik dhe admirues i shkëlqyeshëm i Mbretëreshës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Është raportuar se Harry dhe Meghan, të cilët dolën nga Mbretëria, do të banonin përgjithmonë në Kanada. Tani ata janë larguar nga Kanada për në SHBA, megjithatë, SH.B.A. nuk do të paguajnë për mbrojtjen e tyre të sigurisë. Ata duhet të paguajnë”, shkruan Trump

Meghan dhe Harry të mërkurën më në fund do të pushojnë të qenit anëtar të familjes mbretërore duke humbur kështu titujt mbretëror ‘HRH’ pasi vendosën të largohen nga monarkia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]