fbpx

Reagimi i Arbenitës kur e kritikojnë se po përdorë filtera në foton e vajzës

nga Revista Kosovarja

Modelja e njohur Arbenita Ismaili është bërë objekt i kritikave pasi postoi një fotografi të vajzës, për të cilën ndjekësit e kritikuan se e ka edituar.

Numër i madh i komentuesve deklaruan se fëmijët nuk kanë nevojë për filtra dhe editim.

Pas komenteve, Arbenita ka reaguar në InstaStory duke postuar dy versionet e fotografisë.

“Përdora aplikacionin Remini për kualitet. Merreni shtruar njerëz” – shprehet ajo.

“E kam ditur gjithnjë që Instagrami është toksik. Por ta gjykosh një të sapolindur. Ju të gjithë s’keni as zemër e as tru. Jam e pjekur mjaftueshëm që t’iu përballoj të gjithëve”, ka shkruar tutje modelja.

Për ta përmbyllur, Arbenita ka postuar një “boomerang” simpatik të vajzës, Ninës, me gjuhë jashtë duke deklaruar se kjo është “përgjigja e saj” për urryesit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]