fbpx

Arrestohet një zyrtar policor në Lipjan, dyshohet se ka ngacmuar një grua

nga Revista Kosovarja

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “ngacmim”.

IPK përmes një komunikate ka njoftuar se kishte pranuar informacione sot nga Policia e Kosovës  lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Lipjan ka kryer veprime të kundërligjshme.

Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar edhe ankuesen (femër – shtetase e Republikës së Shqipërisë).

Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]