fbpx

“T’kom dasht” hiti i veres nga Hikmete Ahmetaj dhe Blero

nga Revista Kosovarja

Hikmete Ahmetaj po përjetonte kulmin e karrieres dhe angazhimit pak para se të zbarkonte Covid 19-të edhe në vendin tonë.

Ajo, me këngët dhe covera-t që sillte për publikun, u shndërrua në një nga zërat më të dëgjuar e më të dashur për masen, shkruan Kosovarja.

Ndërkohë, këngëtarja që i është kthyer tashmë dasmave dhe ahengjeve ku e bënë më të mirën e saj, për çka edhe është tejet e kërkuar, as në kohën e pandemisë nuk ka ndalur së realizuari projekte.

Hikmete Ahmetaj këtë herë vjen në bashkëpunim me Bleron, këngëtarin që nuk ka nevoj për prezantim të gjatë. Blero ka deklaruar se këtë këngë e ka shumë për zemër.

Hikmete Ahmetaj dhe Blero, kanë prezantuar para publikut këngën me titull “T’kam dasht”, që vjen me muzikë nga Blero dhe Chipsi. Ky i fundit është edhe autor i tekstit.

Hikmete Ahmetaj edhe një herë e dëshmon fuqishëm potencen e saj vokale fhe ngjyrën e veçantë që posedon.

“T’kom dasht”, ka gjithë potencialin për të qenë një nga hitet e kësaj vere. /Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]