Infektologu Valbon Krasniqi ka vlerësuar se Kosova është drejt fundit të pandemisë së koronavirusit.
“Këtë e themi me një kujdes të matur kur themi drejt fundit të epidemisë, por trendi është jashtëzakonisht pozitiv, sot në mesin e këtyre të shëruarve është edhe gruaja shtatëzënë”, tha Krasniqi.
Ai në tv21 tutje tregoi se për herë të parë në Kosovë që prej shfaqjes së koronavirusit numri i të shëruarve është më i lartë se i personave aktiv me COVID-19.
“Kemi vetëm 350 raste aktive disa nga ta një numëri voglël në klinikë të shtirë dhe shumica nëpër shtëpitë e tyre.”, tha Krasniqi. Ai uroi qytetarët dhe institucionet shëndetësore për këto rezultate. Kosova sot ka shënuar numrin të të vogël të të infektuarve me korornavirus vetëm një dhe numrin më të madh të të shëruarve 87.