fbpx

Dikur nuk flisnin! Tuna festoi ditëlindjen dhe urimin e parë e morri nga Dafina

nga Revista Kosovarja

Tuna dje festoi ditëlindjen dhe ndryshe nga çdo herë tjetër kjo ditë ka kaluar në heshtje për të. Para disa orësh ajo ndau në rrjete sociale foton e një pjate me tortë ku shkruhej “Gëzuar ditëlindjen”, por shumë pak e kuptuan se bëhej fjalë për ditëlindjen e saj.

Po ashtu më vonë, Tuna publikoi një foto me dy djemtë e saj në Instgaram pa asnjë lloj mbishkrimi. Megjithatë përmes saj ajo lë të kuptohet se këtë vit ndihet më e lumtur se kurrë e përmbushur plotësisht si nënë e dy fëmijëve.

Ndërkohë, urimin e parë publik për ditëlindjen e saj, Tuna e ka marrë nga Dafina Zeqiri. Kjo e fundit ka publikuar foton e Tunës me djemtë dhe në kokë i ka vendosur një kurorë ku shkruhet: “Jeta është e mirë”.

Kujtojmë se kohë më parë, për shumë vite më radhë Tuna dhe Dafina janë cilësuar si armike të njëra-tjetrës. Dy artistet bënë namin në 2010 me super bashkëpunimin e famshëm me 2PO2, “Vibe” që pati mjaft sukses.

Mirëpo, diçka ndodhi mes tyre dhe më pas dy këngëtaret u tha se nuk flisnin me njëra-tjetrën dhe kjo për shkak të disa deklaratave të Dafinës, ose përgjimeve në telefon të një bisede ku ajo vinte në pikëpyetje talentin e Tunës dhe e quante atë njeri me dy fytyra.

Megjithatë, zjarri mes tyre u shua në 2018, kur bënë paqe dhe postuan një foto me njëra-tjetrën në SHBA. Më pas në emisionin “NIN”, Dafina sqaroi se raportet mes tyre janë të mira, duke nënkuptuar se i kanë kërkuar ndjesë njëra-tjetrës. Ndërkaq, para disa muajsh u raportua se vajzat do të sillnin një duet së bashku, por deri më tani nuk kemi asnjë informacion mbi këtë projekt të këngëtareve.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]