fbpx

Fjolla Morina arrestohet nga Policia e Kosovës

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka përfunduar nën prangat e Policisë së Kosovës mëngjesin e së hënës.

Telegrafi ka mësuar nga disa burime që thuhet të jenë të sigurta se ajo është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi është hasur nga ata në lagjen ku jon tek lokali i saj në Emshir, shkruan “Kosovarja”.

Morina përndryshe është e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, nën akuzën për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Kjo erdhi si pasojë e një arrestimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u zu me dy revole në veturën e saj, shoqëruar nga dy bashkëudhëtarë meshkuj.

Morina ishte mbajtur në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, ndërkohë vetëm në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]