Leonora Jakupi është ndër zërat e muzikës shqiptare që publiku e respekton që nga paraqitja e saj e parë.
Ishte vetëm 15 vjeçare kur filloi hapat e parë drejt botës së këndimit, por që atëherë mahniti me interpretimet e saja, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtarja e hiteve “I harruar”, “Ma ngat” “O beqar”, “Simpatia e Shkollës” kohët e fundit ka qenë mjaft e komentuar në mediat rozë, edhe për shkak të angazhimit direkt të saj në temat aktuale të vendit.
Edhe Leonora debatoi shumë për çështjen e ndalimit të dasmave këtë vit, ku ajo në radhë të parë tha se është shëndeti i qytetarit.
E pas kësaj ajo ka vendosur që të shkojë në vilën e saj në Brezovicë, që të largohet pak nga monotonia e pandemisë.
Si të mos kënaqet në këtë natyre kaq të bukur me shi e borë. A mos vallë ‘bereqeti’ i kësaj dite erdhi nga vetë e bukura Leonorë?/Kosovarja/