Aksidenti tragjik në Kroaci i mori jetën 10 personave nga Kosova.
Autobusi me targa kosovare ishte nisur nga Gjermania për në Kosovë, por ai u aksidentua në Kroaci.
Me dhimbjen e madhe të familjarëve të viktimave është solidarizuar edhe bashkëshorti turk i Genta Ismajlit.
Usta, ka publikuar një fotografi në të cilën shkruan: Lutemi për mërgimtarët.
Kujtojmë se nga ky aksident tragjik mbetën të vdekur 10 persona, 44 tjerë të lënduar dhe 8 prej tyre në gjende më të rëndë, e që shkak ishte se shoferin e kishte zënë gjumi.