fbpx

Zyra e BE-së dhuron dy mijë maska mbrojtëse për burgjet

nga Revista Kosovarja

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka pranuar dy mijë maska donacion nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ShKK-ja ka bërë me dije se dhurimi ka për qëllim mbrojtjen e të dënuarve dhe punonjësve të Shërbimit Korrektuese të Kosovës nga pandemia Covid-19.

“Gjatë pranimit, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Rasim Selmani, falënderoi përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë, për mbështetjen dhe donacionin e dhënë SHKK-së në këtë kohë pandemie”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/SherbimiKorrektuesiKosoves/posts/693429468099474

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]