fbpx

Plagoset roja i shtëpisë së një biznesmeni në Prishtinë, këto janë detajet

nga Revista Kosovarja

H.Musaj (1979) roje në shtëpinë e një biznesmeni në lagjen “Melodia” në Prishtinë, është plagosur me armë zjarri nga një i dyshuar.

Burimet e IndeksOnline kanë konfirmuar se plagosja ka ndodhur në shtëpinë e biznesmenit S.Humolli.

Ky i fundit sipas informacioneve që ka pranuar policia, kishte disa probleme me një person.

Shtëpia e të dyshuarit (emër i njohur për redaksinë) është kontrolluar nga policia por nuk kemi mundur të sigurojmë informacione nëse ai është arrestuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]