fbpx

Loredana habit me deklaratën pas ndarjes nga Mozziku

nga Revista Kosovarja

Përgjatë ditëve të fundit kudo në rrjet ka bërë bujë ndarja e Mozzikut dhe Loredanës, pak kohë pas ribashkimit.

Çifti jo vetëm që kanë hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, por edhe kanë hedhur thumba përmes postimeve.

Ditën e djeshme Loredana bëri tatuazh një zemër të thyer në trup dhe u pa nga të gjithë si një mënyrë për të shprehur ndjenjat e saj pas ndarjes.

Mirëpo, mesa duket kjo nuk është e vërtetë, pasi reperja ndihet shumë e lumtur.

Këtë e ka treguar vetë ajo, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Loredana ka publikuar një foto afër krevatit të Hanës, krahas së cilës ka shkruar “Kaq e lumtur”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]