Çifti i njohur i showbizzit festojnë përvjetorin e martesës.
Reperi, Lyrical Son bashkë me bashkëshorten e tij Gresën ka vite që janë së bashku.
Ata janë të martuar dhe nga martesa e tyre kanë edhe fëmijë ndërkohë sot festojnë shtatë vjet martesë.
Ishte, Gresa ajo e cila ndau fotografi bashkë me LyricalSon derisa shkroi edhe disa fjalë dedikuar reperit.
”Dashuria ime, kanë kaluar 7 vjet nga martesa jonë ëndërrimtare. Unë jam vajza më e lumtur në botë, faleminderit. Unë të dua”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Lyrical Son dhe Gresa janë një nga çiftet e komentuara në showbizz të cilët nuk njihen për zënka.