Kushtrim Xhemaili, zëdhënës i shtabit të Daut Haradinaj, kandidatit për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë për kandidatin e LDK-së për Prishtinë se po mundohet te arsyetohet duke fajsuar KQZ-në.
Ai ka thënë se Përparim Rama po mundohet të arsyetohet duke ia lënë fajet KQZ-së por që sipas tij po vërehet që Rama sapo qenka pajisur me letërnjoftim dhe vendbanim të Prishtinës.
“Nëse nuk e ndjen Prishtinën si vendin tënd, mos hyn në garë hiç!”, ka thënë Xhemaili në postimin e tij në rrjetin social Facebook.