I pozicionuar në pikën më të bukur të Ulqinit, restaurant Higo edhe këtë verë solli magjinë e vërtetë në çdo pjatë, për çdo mysafirë, shkruan Kosovarja.
Rrugëtimin e filloi në vitin 2018, e duke iu falënderuar një stafi shumë të përkushtuar, ky restaurant vazhdon të jetë ndër pikat më të veçanta në këtë qytet.
Specialitete nga Italia, Spanja dhe Franca, do iu ngelen gjatë në kujtesë, së pari nga dekori e pastaj nga shija e cila vështirë përshkruhet.
Në një ambient rrethuar me pisha dhe natyrë, nën tingujt e valëve dhe erës verore, do të shijoni darkën më romantike ndonjëherë, e po e vizituat herën e parë, sigurisht se do ktheheni përsëri.
Në intervistën e realizuar me menagjer Mensur Rexha, kuptuam se qëllimi për t’i realizuar pritshmëritë e mysafirëve është më se i rëndësishëm.
Tourendo Rossini, gjoks rose, ravioli në tartuf, janë vetëm disa nga emrat të cilët lënë për të dëshiruar, e njohësit e këtyre ushimeve e dinë mirë se për çfarë flitet.
Imazhet që do të shihni në vazhdim nuk do iu lënë indiferent, e për detaje tjera do bindeni gjatë vizitës.
View this post on Instagram