I dyshuari sulmoi tri vajzat në Prishtinë është dorëzuar në stacionin e Policisë në Gjakovë.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili tha se i dyshuari është vetëdorëzuar në polici për disa lëndë që i ka pasur në Komunën e Rahovecit.
I njëjti, sipas policisë po kërkohej tash e disa ditë.
“Policia nga Stacioni policor – Rahovec ditë më radhë ka kërkuar personin L. S. V. I lindur 1998 nga fshati Çifllak KK. Rahovec, vepruar sipas tre urdhëresave dhe ftese të një seance dëgjimore të gjykatës në Rahovec. I njëjtit nuk iu është përgjigjur ftesave deri më sot. Sot më datë 03.09.2021 i njëjti në përcjellje të avokatit mbrojtës është paraqitur në Stacionin policor – Rahovec dhe është në procedurë të pagesës së dënimeve – gjobave mandatorë, si dhe sot në përcjellje të policisë do të paraqitet para gjykatësit në një seancë dëgjimore të një rasti të mëhershëm. Policia nga Stacioni policor- Rahovec ka kontaktuar më policinë nga Stacioni policor – Prishtinë, kanë shkëmbyer informata dhe del se personi në fjalë kërkohet nga hetuesit lidhur më rastin e ndodhur dje në Prishtinë”, tha Gjurkaj.