fbpx

Dërgohet në mbajtje Avniu, vëllai i njërit nga viktimat e rastit tragjik në Pejë

nga Revista Kosovarja

Mbrëmë në Pejë pati të shtëna me armë zjarri ku si pasojë kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj, gjetën vdekjen.

I plagosur nga këto të shtëna mbeti vëllai i Astritit, Avniu, i cili menjëherë është arrestuar, shkruan Indeksonline.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pamje nga vendi i ngjarjes
“Pejë, 08.09.2021 – 20:15. Është raportuar të shtëna me armë zjarri. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, për shkak të plagëve të marra, viktimat janë dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e dy viktimave meshkuj kosovarë, ndërsa viktima e tretë për shkak të plagëve është dërguar për tretman në QKUK-Prishtinë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili pas analizimit të rastit ka bërë ri- cilësimin e viktimës së tretë në të dyshuar dhe me vendim të prokurorit, tani i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje“, thuhet në njoftim.

Mbrëmë janë siguruar edhe fotografi të armëve të cilat u përdorën në rastin tragjik.

Ndryshe për rastin kanë reaguar krerët institucional të cilët kërkuan zbardhjen e rastit në fjalë

I plagosuri – Avni Ademaj

Viktima – Astrit Ademaj
Viktima – Blerand Kadriaj

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]