fbpx

Takimi i parë i konkurrentes së re të Përputhen shkoi keq për shkak emocioneve

nga Revista Kosovarja

Një vajzë e re ju shtua konkurrenteve të Përputhen ditën e sotme. Ajo quhet Alvisa, ka studiuar në Fakultetin e Ekonomisë, por i pëlqen të merret me sport. Ajo është 25 vjeçe me origjinë nga Vlora dhe aktualisht menaxhon një biznes të saj.

Që në fillim ajo trazoi ujërat në program, sepse pjesa më e madhe e djemve të pranishëm i shprehën menjëherë pëlqimin. Po ashtu ajo zhvilloi një takim 4 minuta me Taulantin, që në fakt shkoi si mos më keq.

Taulanti u shpreh shumë i emocionuar para Alvisës dhe nuk arriti të tregonte shumë nga vetja.

Me shumë mundim ata arritën të plotësonin 4 minutëshin e takimit dhe u dukën mjaft në siklet përballë njëri-tjetrit.

Megjithatë në fund të takimit Taulanti i puthi dorën Alvisës dhe lanë mundësin për një takim tjetër pasi të çlirohen nga emocionet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]