66
Aktorja e njohur Jennifer Lawrence dhe bashkëshorti i saj, Cooke Maroney janë në pritje të fëmijës së parë. Lajmi është konfirmuar pët revistën People nga zëdhënësi i aktores, gati dy vjet pas dasmës së çiftit në Newport, Rhode Island.
“Ishte një vendim shumë, shumë i lehtë. Ai është personi më i mirë që kam takuar në jetën time”, është shprehur aktorja për Entertainment Tonight.
Gjithashtu Daily Mail ka publikuar disa foto të aktores me barkun e rrumbullakosur.