Kryeministri Albin Kurti sot ka pritur sot në një takim drejtuesit e Policisë së Kosovës që u angazhuan gjatë 13 ditëve të fundit në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak.
Por Kurti ka ndarë një kujtim që ka me një nga policët që u angazhua në Veri.
Kurti ka pritur sot në zyrë kapitetin e Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, i cili para 16 vitesh e kishte arrestuar kryeministrin aktual, në një nga protestat që organizonte si opozitar.
Kurti ka thënë se me Ahmetin nuk i shtrënguan duart për shkak të pandemisë, por e ka vlerësuar jashtëzakonisht për punën e kryer në veri.