Jona Spahiu është një nga vajzat më të pëlqyera të ekranit, jo vetëm në prezantim, por edhe si “fashionista”, për stilin e veçantë që ka.
Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, sidomos në Instagram ku edhe shpesh herë bën bashkëbisedime me ndjekësit e saj.
Ndër pyetjet e shumta, Jona u pyet edhe për depresionin pas lindjes dhe moderatorja ka ndarë eksperiencën e saj.
“Po e kam përjetuar, nuk di t’i vë një emër, ndoshta se nuk jemi mësuar t’i pranojmë dhe trajtojmë këto fenomene/ probleme, por qartazi ka qenë një periudhë si gjithë të tjerat edhe për mua”, shkruan Jona, duke shtuar se nuk është turp as ta pranosh e as të kërkosh ndihmë dhe ka shumë të drejtë!