Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj nga “AAK”, mund të jetë befasia për Prishtinën në zgjedhjet e së dielës më 17 tetor.
Haradinaj, në të gjitha debatet me kundërkandidatët për kryeqytetin, është cilësuar si më i përgatituri për ta qeverisur. Përparësia për ta fituar garën buron nga projekti i tij për zhvillimin e Prishtinës. Arsye tjetër e fortë është se Daut Haradinaj është profilizuar në primatin e një politikani të matur dhe të arsyeshëm dhe është njeriu më i duhur për Prishtinën në mandatet e ardhme.
Qytetarët e Prishtinës e kanë provuar qeverisjen e LDK-së , prej të cilës kanë hequr dorë kur e sollën në krye Shpend Ahmetin asaj kohe të “VV”-së dhe duke e fituar edhe mandatin e dytë me te në kuadër të VV-së , pas të cilës fitore Shpend Ahmeti ndau rrugët me Albin Kurtin.
Përparësitë e Daut Haradinaj për ta udhëhequr Prishtinën:
-LDK nuk ka kandidat bindës për kualitete qeverisëse për Prishtinën. PDK e ka kandidatin, por tradicionalisht është nën hendikep për ta fituar garën.
-Arben Vitia, nuk është kandidati që ka lënë mbresa të mira, pas kritikave në menaxhimin e pandemisë Covid-19. Ky i fundit, nuk po e gëzon përkrahjen e qytetarëve të Prishtinës siç është menduar dhe shpresuar, pasi as programi i tij për kryeqytetin nuk është i duhur, për të mos thënë se ai nuk ka fare program qeverisës.
Daut Haradinaj mund të jetë befasia për Prishtinën edhe për personalitet e sakrificë historike. Ai ishte luftëtar i pashoq në çlirimin e Kosovës në kuadër të UÇK-së dhe nuk e fshehu fytyrën qysh nga paraqitja e parë në varrimin e mësuesit Halit Geci, kur të tjerët mbuluan fytyrat. Daut Haradinaj, as tash sikur atëherë, nuk doli me dy fytyra. Këtë fytyrë që e ka e panë të gjithë atëherë e sot.
Prandaj, paraqitja pa maskë edhe pas luftës, e bënë Dautin të madh dhe i jep përparësi, e kur kësaj t’i shtohet edhe programi më i mirë për kryeqytetin, atëherë ai po që mund të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve. Safet Krivaça / Kosovarja/