Edhe Diellza Kolgeci është nga fytyrat publike që nuk ngurrojnë t’a zgjasin dorën pë rata që kanë nevojë.
Ndryshe nga shumë të tjerë, Diellza është kundër reklamimit të tepruar të dhënies së ndihmës, shkruan “Kosovarja”.
‘’Ndoshta të tjerët që më njohin, do të përgjigjeshin më mirë në pyetjen se sa jam unë humane, sa ndihmoj. Më duket e vështirë të flas vetë për këtë çështje. Mendoj se të qenit human, tregon edhe atë se në çfarë gjene ke trashëguar, në çfarë fryme je rritur e edukuar. Janë prindërit e mirë ata të cilët që në fëmijëri të mësojnë që duhet ta ndash atë që e ke me dikë që ka nevojë, qoftë njeri, kafshë apo edhe me natyrën. Unë, përherë jam aty për ata që kanë nevojë për mua dhe nuk përtoj asnjëherë, sepse ndihem mirë kur e ndihmoj dikë. Më besoni që nuk ka gjë më të mirë sesa kur merr një telefonatë, mesazh apo e-mail falënderimi nga prindi i dikujt që ja ke bërë një të mirë”, thotë missi i pa perëndueshëm.
Diellza, shprehet gjithashtu se humanizmi nuk është fushatë marketing për veten, e që fatkeqësisht tek ne shpesh po konsiderohet kështu.
“Jam për ti publikuar disa gjëra, sepse njerëzit publik ndikojnë në sensibilizimin e masës, por assesi nuk jam që një të mirë që dikush ja bënë dikujt ta përmend e tregoj me krenari kudo. Humanizmi është gjë e shpirtit, është ndjenjë dhe njeriu duhet të përfitoj vetëm kënaqësi e lehtësim që e ka ndihmuar dikë, e jo diçka tjetër’’, ka thënë ajo për revistën “Kosovarja”.