fbpx

Vjedhet kasaforta me para në xhaminë e Rahovecit

nga Revista Kosovarja

Një vjedhje është raportuar gjatë ditës së djeshme në një xhami në Rahovec.

Sipas raportit policor, persona të panjohur kanë hyrë brenda xhamisë, ku edhe kanë vjedhur kasafortën me para.

Të dyshuarit janë ende në arrati, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“VJEDHJE E RËNDË/Rahovec 16.10.2021 – 02:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë Xhamisë dhe kanë vjedhur një kasafortë me para. Rasti është duke u hetuar”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]