fbpx

Këto çizme janë shumë praktike, të ngrohta dhe të rehatshme

nga Revista Kosovarja

Shkojnë me gjithçka, asnjë model tjetër nuk do t’ju nevojitet këtë dimër!

Moda e këtij dimri do të shënohet me ngjyra të ndezura dhe trendë nga vitet ’90.

Kur bëhet fjalë për këpucë, sipas stilistit, do t’ju duhet vetëm një model i vetëm – çizme gome.

Shkojnë mirë me xhinse, fustane, funde, por edhe tuta.

Çizmet prej gome janë një model në të cilin ia vlen të investosh, sepse çdo femër do t’i mbathë shpesh.

Të ngrohta dhe të rehatshme, ato janë perfekt për ato ditë kur bie shi ose kur bora fillon të shkrihet.

Disenjatorët bënë një përpjekje të veçantë këtë vit, kështu që ne tashmë kemi një larmi modelesh në treg. Nga ato me një ngjyrë tek ato me printim dhe modele interesante.
Ne gjetëm disa sugjerime për stilimin e këtij modeli këpucësh.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]