Në vazhdën e shkrimeve ku prezantohen kompanitë dhe bizneset e shqiptarëve nëpër botë, ndajmë me ju një tjetër histori suksesi të një njeriu që pati një vizion ndryshe dhe ja doli që firmën e tij ta bëjë të njohur falë cilësisë së shërbimeve që ofron.
Po flasim për kompaninë “Druck Office Schweiz” që është hapur me 31.12.2015 në Regensdorf nga nga Xhevdet Iljazi- Xheki. Xhevdet Iljazi, për klientët dhe bashkëpunëtorët i njohur si Xheki, është pronari i “Druck Office Schweiz”, që është një agjension siç e quan ai, i vogël por me potencial të madh në tregun e reklamave.
“Druck Office Schweiz” ofron shtypjen e katalogjeve, flajerëve, vizitkartave, zarfeve, veshjeve, etj. Çdo shërbim kryhet me profesionalizëm, përpikmëri dhe ofrohet me kualitet dhe cilësi unike dhe kjo është arsyeja e fortë se pse ky agjension me pronar shqiptar ka një klientelë të gjërë dhe gjithmonë të kënaqur.
Që nga data 1 nëntor e këtij viti në “Druck Office Schweiz” nisin edhe me një shërbim të ri, që për stafin duket si realizimi i një ëndrre të vogël, pasi do të startojnë me shtypjen në stilolapsë dhe shkrepsa. Ky shërbim do të kryhet shpejtë dhe në mënyrë efikase në zyret e firmës.
Ndryshe, “Druck Office Schweiz” ka bashkëpunim me biznese serioze, të cilëve u kryejmë shërbimin e shtypjes së vizitkartave, flajerëve, stampimin e logove në uniforma, në vetura, etj. Xheki, pronar i këtij agjensioni marketingu në Zvicër, tregon se idea për hapjen e një biznesi të këtij profili i erdhi duke parë nevojën e firmave për të marrë një shërbim të tillë profesional dhe jo amater.
“Druck Office Schweiz” është zgjedhja e parë për të gjithë atat që duan të bashkëpunojnë me më të mirët.
Druck Office Schweiz Xhevdet Iljazi Moosackerstrasse 71 8105 Regensdorf Tel: +41 78 709 58 98 www.druckoffice.ch Facebook.com/druckoffice Instagram: @druckoffice