Ajo vetëm pak javë më parë kishte bërë një operacion të quajtur Sculpt 360+BBL për të bërë heqjen e dhjamit nga të pasmet.
Edhe pse ka rrëfyer se është shumë e kënaqur me ndërhyrjen e realizuar, këngëtarja Linda Halimi duket se po vazhdon të jetë aktive me ushtrime në palestër.
Këtë e ka dëshmuar vazhdimisht e po ashtu edhe së fundmi me një video të shpërndarë në rrjete sociale.
Artistja, e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Amerikë, ka publikuar një video teksa bën stërvitje të ndryshme.
Kjo edhe e ka bërë të arrijë peshën e duhur meqenëse në fillimet e karrierës ishte më e shëndoshë.
Halimi nga ana tjetër ka lënë më anash projektet muzikore dhe të fundit e solli në muajin korrik.
“Amin” deri më tani ka mbledhur afro 300 mijë klikime.
View this post on Instagram