Prizren – Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka nuk po zgjedh mënyrë për të arritur deri të vota për zgjedhjet lokale të dielën.
Në presion dhe pa mbështetjen e nevojshme, së fundmi ai ka nisur që të provoj të përfitoj edhe nga persona e sëmurë me kancer dhe tumore.
Në njoftim zyrtar të Komunës së Prizrenit sot, Haskuka u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit, të sëmurë me kancer, tumore dhe që kanë fëmijë deri në moshën 18 vjeçare e që janë me sëmundje të rëndë, të shkojnë për mbështetje financiare në këtë komunë.
Kjo është parë si tentim i tij që të blejë votën edhe të kësaj kategorie dhe një gjest aspak i mirë i një Kryetari.
Njoftimi i plotë i komunës së Prizrenit:
Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, të sëmurë me kancer, tumore dhe që kanë fëmijë deri në moshën 18 vjeçare e që janë me sëmundje të rëndë, të përcaktuara sipas rregullores për ndarjen e subvencioneve të Komunës së Prizrenit, të cilët nuk kanë përfituar mbështetje financiare për vitin 2021, se afati për aplikim për mbështetje financiare për këto kategori, i paraparë deri me datën 31.10.2021, shtyhet deri me datën 05.12.2021.
Personat të cilët i plotësojnë kriteret e parapara, duhet të paraqiten në katin e tretë të objektit të Administratës Komunale, pranë Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë.