42
Kandidati i LVV-së, Arben Vitia, në një konferencë për media, ka thënë se janë duke i pritur rezultate përfundimtare.
Ai tha se pas kësaj do të dalin me një qëndrim pavarësisht rezultateve.
“Sot siç jeni dëshmitar kanë qenë një palë zgjedhje të jashtëzakonshme për shembullin e organizimit të zgjedhjeve.
Ne jemi duke pritur rezultatin dhe sapo të kemi rezultatët përfundimtaret e KQZ-së do dalim në konferencë. Tani janë duke u numëruar votat nga komisionerët tonë.
Momentin që i kemi rezultatet do të dalim me qëndrimin tonë”, tha ai.